I rrëmbyeri Klajdi Gjeci është identifikuar si person me precedentë të mëparshëm dhe i lidhur me disa ngjarje. Ngjarja e fundit është ajo e datës 12.05.2015, kur në rrugën “Komuna e Parisit”, Gjeci goditi me levë një shtetas për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime serioze.
I lënduari është dërguar për mjekim në spital, ndërkohë që Gjeci u arrestua dhe u shoqërua në komisariat, por me sa duket është lënë sërish i lrë edhe pse konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë nga policia.