Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.
Gjatë konfliktit 25-vjeçari Darmend Keli ka qëlluar katër herë me thikë, dz herë në gjokës dhe dy të tjera në këmbë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallarin.
Mësohet se shkak i konfliktit, është bërë një vajzë, konkretisht e dashura e autorit, 25-vjeçarit Darmian Keli.
Raportohet se 25-vjeçari goditi me thikë Hoxhallarin, pasi dyshohet se i ka ngacmuar partneren.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi Amaralando Hoxhallari, ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.