Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I riu shqiptar u vra në Itali/Flet i vëllai: Vdiq në krahët e mi, kërkoj drejtësi

2023/08/29 at 10:09 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I riu shqiptar u vra në Itali/Flet i vëllai: Vdiq në krahët e mi, kërkoj drejtësi

Vëllai i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar që u vra pasditen e së dielës në Sirolo në Itali, pasi u fut në një sherr për të mbrojtur shokun e tij, ka folur për mediat italiane.

Në një rrëfim prekës teksa jep detaje nga ngjarja, Xhuliano i shtangur nga gjithçka ndodhi thotë se Klajdi ishte si një baba për të.

“Nuk është e mundur, nuk është e mundur”, përsërit ai me një zë të dobët. “Vëllai im vdiq në krahët e mi nuk do të më kthehet më kurrë”.

“Klajdi ishte altruist. Nuk mund të harroj ato kohë kur fitonte 500 euro në stazh me pagesë dhe mua më jepte të paktën 300 për të ardhmen time. Ai më solli  këtu, në Ankona, ku po përpiqeshim të ndërtonim një jetë të re krah për krah njëri-tjetrit. Ai ishte pika ime e referencës, nuk mund ta imagjinoj sa do të më mungojë”-shprehet Xhuliano.

Xhuliano Bitri shprehet në këtë mënyrë pa i dhënë vetes një shpjegim racional të asaj që përjetoi të dielën mes zemërimit dhe mendimeve të zhytura në dhimbje, mes trishtimit, dëshirës për drejtësi dhe një dinjitet të jashtëzakonshëm, i rrethuar nga dashuria e miqve dhe në kontakt të vazhdueshëm me prindërit e tij, që ndodhen në Shqipëri.

Më tej ai rrëfen: Unë isha me vëllain tim dhe një person tjetër, ndërsa në tjetrin ishte një miku ynë italian me gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Së bashku, duhej të shkonim në det në Sirolo. Ishim pak mbrapa dhe, kur mbërritëm, pamë Danilon (miku italian) duke u rrahur nga algjeriani në mes të rrugës. Vëllai im kishte shumë respekt për Danilon, pasi ai e mori për të punuar tek ai, në kuzhinën e restorantit të tij dhe vëllai im mundi të kursente para e të më merrte dhe mua me vete këtu në Itali. Prindërit tanë janë ende në Shqipëri. Ata nuk do të mund të vijnë as në Itali për të parë djalin e tyre. Tani, jam unë që ndihem i detyruar të zgjidh të gjitha dokumentet e nevojshme për ta sjellë atë në shtëpi.

Xhuliano tregon se ata ishin në makinë kur panë sherrin që po ndodhte në mes të rrugës! Klajdi, tregon më tej Xhuliano, i kërkoi algjerianit që të largohej dhe gjithçka u duk sikur situata u qetësua! Por tregon më tej 18-vjeçari, algjeriani u kthye sërish me një shtizë në dorë dhe qëlloi Klajdin,  “Ai e qëlloi me dashje. Pasi i nguli shtizën vëllait tim në gjoks, u largua”,- tha Xhuliano Bitri.

Ai thotë se tani kërkon vetëm drejtësi. “Kërkoj drejtësi. Jo vetëm për kë ka vrarë vëllain tim, por edhe për partneren e tij sepse ajo pa gjithçka dhe e ndihmoi të arratisej. Ndërsa vëllai im ishte atje, i pajetë nuk mund ta imagjinoj një jetë pa të. Ai ishte gjithçka për mua, ne jetonim bashke ne një apartament me qera pranë stacionit te Ankorës, me ndihmoi ne çdo gjë. Ne shkresat për lejen time te qëndrimit, në futboll, ne jetë. Vdiq për të ndihmuar të tjerët”-përfundon Xhuliano Bitri.

Ju sugjerojmë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Para
Ministri britanik i Transporteve: Problemet në aeroporte do të zgjasin me ditë

Ministri britanik i Transporteve: Problemet në aeroporte do të zgjasin me ditë

Kim Jong Un thirrje ushtrisë: Të jeni gjithnjë në gatishmëri për luftë

Kim Jong Un thirrje ushtrisë: Të jeni gjithnjë në gatishmëri për luftë

“Shmangëm rrezikun nga zjarret”, Peleshi: Mund të kemi emergjenca nga reshjet

“Shmangëm rrezikun nga zjarret”, Peleshi: Mund të kemi emergjenca nga reshjet

TE FUNDIT

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
10 Janar, 2026

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e...

Lexo më shumë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 2026

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e...

Lexo më shumë

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
10 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga...

Lexo më shumë

PD përcakton datën për protestën e radhës

PD përcakton datën për protestën e radhës
10 Janar, 2026

Partia Demokratike do të vijojë protestat dhe data e radhës është 24 Janari, ndërkohë që ende nuk ka një vendim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com