Një i ri është gjetur i dhunuar pranë rreth rrotullimit të Shëngjinit në Lezhë mëngjesin e sotëm.
I riu, rreth 30-vjeç, raportohet se kishte fraktura në kokë. Fillimisht është dërguar në spitalin e Lezhës ku mori ndihmën e parë dhe më pas është nisur me urgjencë drejt Traumës, për ndihmë me të specializuar.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti, por policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.