Një 31-vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur me fjalë.
Policia bën me dije se i riu dyshohet gjithashtu se i ka vjedhur celularin babait të tij dhe më pas e ka shitur atë.
Njoftimi i Policisë:
DVP Elbasan-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 31 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur me fjalë. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur celularin babait të tij dhe më pas e ka shitur atë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.