Policia greke ka zbuluar një arsenal armësh në vendin ku u gjet i masakruar shqiptari 25-vjeçar.
Gjatë kontrollit në kasollen ku u gjet trupi pa kokë i bariut, policia ka zbuluar dy kallashnikovë, dy pistoleta, nëntë krëhëra dhe 151 fishekë.
Të gjitha këto kanë çuar në arrestimin e pronarit që kishte punësuar shqiptarin Bledar Tërpollari si bari dhe djalin e tij.
Gjithashtu, policia ka informacion se në këtë zonë disa ditë më parë është vjedhur në armë gjahu.
Policia dyshon se një grua ka luajtur rol të rëndësishëm në vrasjen e shqiptarit, pasi koka e tij është transportuar me thes si një trofe, raporton panorama.
Por, nga ana tjetër mediat greke thonë se deri tani arrestimi i fermerit dhe djalit të tij nuk janë bërë në lidhje me vrasjen por për armëmbajtje pa leje.