Ajo la Shqipërinë për dashurisë dhe në kërkim të lumturisë me të, por fati siç duket nuk ishte në favor të saj. Protagoniste e një skenari mashtrimi u bë një 27-vjeçare shqiptare, e cila pasi mori vendimin të linte Shqipërinë për dashurinë e jetës së saj, një 37-vjeçar shqiptar, asgjë nuk i shkoi ashtu siç e kishte menduar.
Por, nga premtimi ‘ata jetuan të lumtur përgjithmonë’, e reja u mashtrua nga shqiptari, i cili sapo ajo vendosi të jetonte me të në Itali e mbylli në bodrum dhe e kërcënonte duke i thënë se do bëhej prostitutë, osë në të kundërt do ta vriste. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Senese të Toskanës.
Pas disa ditë tmerri, vajza, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, arriti të merrte fshehurazi një nga telefonat e burrit të saj të ardhshëm, e më pas njoftoi motrën e saj. Ka qenë kjo e fundit ajo që vuri në dijeni policinë, e cila në bashkëpunim me karabinerët italianë bënë të mundur