Kryeministri Edi Rama, është sot i pranishëm në Paris në ceremoninë e hapjes së katedrales “Notre Dame”, një prej simboleve të kryeqytetit francez.
Kreu i qeverisë shqiptare është shfaqur mes qindra të ftuarve dhe personaliteteve botëror, shoqëruar në këtë ceremoni nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Teka ka ndarë momente nga ceremonia në një postim në Fcebook, Rama shkruan se Paris edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin e saj pas zjarrit të pesë viteve më parë.
“Paris – Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan Rama në “Facebook”.