I plagosuri në Vlorë mbrëmjen e sotme u identifikua si Armando Sulejmani. Ai është qëlluar me një pistoletë me silenciator teksa hynte në pallatin ku banonte. Sulejmani ka mundur t’i shpëtojë vrasjes duke u ngjitur në hyrjen e pallatit, ndërsa mendohet se edhe vetë ka qenë i armatosur dhe është kundërpërgjigjur.
Por Armando Sulejmani nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i skeduar më parë dhe kishte vetëm pak kohë kishte që kishte dalë nga burgu.
Sulejmani njihej me pseudonimin Çipuri dhe kishte qenë pjesë e bandës së Gaxhait (ne foto) në qytetin e Vlorës. Ai ishte dënuar me 20 vite burg në vitin 2002 nga Gjykata e Apelit Vlorë, me akuzën e vrasjes.