Nënë e bir janë në gjendje të rëndë në spital, pasi janë përplasur nga një makinë, teksa vetë udhëtonin me motor. Siç bën të ditur policia ngjarja ka ndodhur sot në aksin rrugor Suç-Gurrë e Vogël të bashkisë së Matit.
27 vjeçari që drejtonte motorin tip Lifan dhe pasagjere kishte nënën është goditur nga një automjet “Mercedez Benx”, i cili drejtohej nga një 31-vjeçar me inicialet B.E.
Si pasojë e plagëve të marra nënë e bir, të dy me inicialet S.P janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt spitalit të Traumës Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje, po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa shoferi është shoqëruar aktualisht në Komisariatin e Policisë Mat për veprime të mëtejshme.