Luka Modric mund të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Mesfushori është futur në muajt e fundit të kontratës, e cila skadon më 30 Qershor.
Palët ende nuk kanë nisur bisedimet për rinovim dhe për këtë arsye kanë nisur të qarkullojnë zëra për një largim të mundshëm të kroatit.
Sipas asaj që raporton “Marca”, për Modric ka interes nga Katari, pa zbuluar emra klubesh. Një transferim në Lindjen e Mesme do të ishte zgjedhja ideale për futbollistin, i cili është në fund të karrierës dhe mund të mendojë për anën financiare.
Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të mësuar të ardhmen e Modric, i cili është pjesë e Real Madrid nga viti 2012.