I pari që hodhi votën, në këto zgjedhje me një kandidat për Bashkinë e Tiranës, ishte zëvendëskryeministri Erion Braçe.
Pas hedhjes së votës në kutinë e votimit, Braçe i ftoi të gjithë qytetarët që të votojnë herët për të shmangur vapën dhe radhën.
“Zgjedhje ka, zgjedhje po bëhen. Janë në datën dhe orën e caktuar”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët nëse i delegjitimon zgjedhjet një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve, Braçe u përgjigj:
“Zgjedhjet i delegjitimon mungesa e standardit. Në rast se procesi nuk administrohet mirë nga të gjithë njerëzit që janë këtu. Ju bëj thirrje komisionerëve të batojnë ligjin. Komisionerët duhet të jenë në lartësinë e detyrës. Ta ndalojnë votimin familjar.”/ Opinion.al