SHKB-ja ka vendosur të pezullojë vetëm me tre ditë shefin e Krimit Ekonomik në Shkodër, Pjerin Lazri, filmuar dje teksa në konflikt e sipër me tregtarët e duhanit i nxori pistoletën njërit prej tyre.
Burime zyrtare thonë për “panorama” se ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
“Prokuroria e Shkodrës ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shefin e Krimit Ekonomik, Pjerin Lazri”- njoftojnë burimet zyrtare.