Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, teksa ka komentuar seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.
Pasi kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi vendosi që ta spostonte në fund të sallës së Kuvendit, ai theksoi se debati për karrigen ka qenë që prej fillimit.
“Këtu ka rënë niveli i debatit politik, debat për karrige. Kjo është arsyeja madhore e divorcit, se ne këtë betejë se nisëm për karrige, por për ndryshim. Këtu s’ka asgjë të re dhe impresionuese, vazhdon sindroma e karrigeve, do përforcohet edhe më shumë.
Se ata që i thonë sot PD, janë në dy grupe, PD me të tijët që e përdor si bunker për të mbrojtur veten e vet nga SPAK në Pazar me Ramën dhe grupi tjetër, janë një grup njerëz që për karrige e nisën dhe për karrige e vazhdojnë. Natën vërshon wiski, ngrenë dolli për fundin politik të Berishës me idenë se do i zënë vendin. Këta janë njerëz që ngritën kartonët për të liruar të korruptuarit e Ramës. Është vazhdimi i mjerimit të tyre”, tha Basha.