Eshtë mësuar emri dhe shkaqet që çuan të moshuarin drejt aktit ekstrem në Sarandë. Et’hem Seferaj, 77 vjeç u vetëdogj me benzinë pasditen e djeshme në rrugë. I moshuari, banues në lagjen nr.4 Sarandë, mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë. Familjarët kanë treguar për policinë se 77-vjeçari kurohej për sëmundjen, por 6-7 muajt e fundit e kishte ndërprerë mjekimin. Seferaj i vuri flakën vetes me benzinë dhe ndërroi jetë.