Një i moshuar është hedhur nga kati i tretë i pallatit, mbëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:54, në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për një 77-vjeçar me inicialet H.K., i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al