Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I mori kartat e identitetit për pensione”/ Berisha nxjerr denoncimin e të moshuarve

2025/06/11 at 12:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“I mori kartat e identitetit për pensione”/ Berisha nxjerr denoncimin e të moshuarve

Nga selia blu, kreu i PD-së Sali Berisha bëri publike një tjetër video ku pretendon se para zgjedhjeve në Barbullush të Shkodrës një punonjës i postës ka mbledhur kartat e identitetit dy të moshuarve, me pretekstin se do u jepte pensionet.


Në videon e Berishës duken dy të moshuar që pyeten nga eksponentë të PD-së në Barbullush, të cilët thonë se një peron me emrin Besmir i ka marrë kartat e identitetit.

Denoncimi është bërë një ditë para zgjedhjeve, teksa Besmiri sipas tyre i ka marrë kartat e identiteti dy javë para zgjedhjeve.

“Dëshmia si narko banditi mbledh kartat e identiteti me pretekstin se do u jap pensionet. Kartat i mban që ata të mos votojnë. Punonjësi i shtetit, me urdhër të Ramës shkelmon të drejtën kushtetuese themelore të qytetarëve. Përshëndes këtë çift të moshuarish, që denoncuan haptas këtë akt të përsëritur me mijëra raste. Është bërë e njohur se detyra kryesore të punonjësve të administratës është mbledhja e kartave të identitetit. Të vërtetat që paraqiten këtu nxjerrin në pah fytyrën e vërtetë të padronit të tyre Edi Ramës”, thote Berisha.

Video denoncuese e Berishës:

Denoncuesi: Kush jeni, si e keni emrin?

Qytetari: Lodovik …

Denoncuesi: Lodovik kush …

Qytetari: Lodovik Rrethi.

Denoncuesi: A doni me votu nesër…

Lodovik Rrethi: Po ishalla…

Denoncuesi: A keni kartë?

Lodovik Rrethi: Jo. E kam kartën por na e ka marrë ai mjeshtri…

Denoncuesi: Si e ka emrin …

Lodovik Rrethi: Besmiri … te posta.

Gentian Ndoj: Kartën tënde kush e ka marrë?

Lodovik Rrethi: Besmiri.

Gentian Ndoj: Besmiri … Pse nuk ta kthen kartën Besmiri…

Lodovik Rrethi: Nuk di gjë, puna e tij. Ai nuk i hedh lekët ai…

Gentian Ndoj: A të duhet karta ty…

Lodovik Rrethi: Më duhet nesër, kismet …

Gentian Ndoj: Pse të duhet karta…

Lodovik Rrethi: Me votu.

Gentian Ndoj: Sa kohë ka që ta ka marrë kartën?

Lodovik Rrethi: Ka 1 javë.

Qytetarja: Marie Rrethi.

Denoncuesi: Sa vjeç je?

Marie Rrethi: 78.

Denoncuesi: Pensionin a e ke marrë

Marie Rrethi: Jo.

Denoncuesi: A don me votu nesër?

Marie Rrethi: Po nesër, për Zotin do të mi bin se s’bën more, s’ka ka ja man. Unë atë ja du.

Denoncuesi: Ç’ka?

Marie Rrethi: Kartat i du në shtëpi.

Denoncuesi: Kush ua ka marrë kartat …

Marie Rrethi: Ky Besi na i ka marrë.

Denoncuesi: Ku punon ai.

Marie Rrethi: Don lek.

Denoncuesi: Çfarë lekësh?

Marie Rrethi: Lekët e pensionit…

Denoncuesi: Tash sa kohë ua ka marrë kartat.

Marie Rrethi: Ka tash 1 javë, tash ni javë po them unë se, kartat janë marrë ma tepër.

Denoncuesi: Pra, ai ua ka marrë kartat dhe nuk ua kthen.

Marie Rrethi: Nuk i kthen, për s’gjallë nuk i kthen.

Denoncuesi: A keni shku me ja kërku kartat?

Marie Rrethi: Ka shku Liku, i kam thënë Likut, çfarë është mor kështu, thotë. Duhet me ja çu Luisit, Luis Lazrit, për me i pru te shpia.

Denoncuesi: E çfarë i ka thënë ai për kartat.

Marie Rrethi: I ka thënë du me ja çu asaj. Mi jep mor mu, i ka thanë kartat. Jo jo i ka thënë, do ja çoj atje, se do i çoj dhe lekët. As ka pru lekë, as ka pru karta.

Denoncuesi: Pra, ju s’keni kartë?

Marie Rrethi: Jo në shtëpi. Jo, jo atje i ka, ai vetë i ka marrë. Hala vaki s’më ka bë kështu.

Gentian Ndoj: Një rast flagrant ka ardhur nga fshati i Barbullushit, ku një denoncues është ankuar pranë Partisë Demokratike, sepse një punonjës poste, i cili shpërndan pensionet në Barbullush, Besmir Lepi u ka marrë kartën e identitetit dhe nuk ua rikthen.

Qytetarët pa kartën e identitetit nuk mund të votojnë, ndaj i bëj thirrje organeve kompetente, Policisë së Shtetit që të marrin masa ndaj këtyre personave sepse po kryejnë krime zgjedhore.



Ju sugjerojmë

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

25 Nëntor, 2025 10:02 pm
Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
Aktualitet

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

25 Nëntor, 2025 9:18 pm
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
Bota

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

25 Nëntor, 2025 7:32 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

25 Nëntor, 2025 6:38 pm
Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës
Rajoni

Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës

25 Nëntor, 2025 6:18 pm
Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit
Aktualitet

Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

25 Nëntor, 2025 5:52 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

25 Nëntor, 2025 5:18 pm
Para
Pengim për zbardhjen e së vërtetës/ Ndahet çështja në gjykatë ndaj imamit Kalaja

Pengim për zbardhjen e së vërtetës/ Ndahet çështja në gjykatë ndaj imamit Kalaja

Ambasada e SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet,Berisha:Mesazhi, asgjësimi i Edi Ramës

“Kreu i BKH, emërimi nga Rama”/Berisha: Do dalë ndonjë Çako. Po Ardi Veliu...

Artan Tafani: Albi Bashaliun e qëllova 2 herë në gjoks dhe 2 herë në shpatull

Artan Tafani: Albi Bashaliun e qëllova 2 herë në gjoks dhe 2 herë në shpatull
















TE FUNDIT

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
25 Nëntor, 2025

Lidhur me rastin e së hënës ku dy persona në Orosh u arrestuan pas 12 orëve mosbindje ndaj policisë, Eugen...

Lexo më shumë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
25 Nëntor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen person “non grata” nga Greqia. Hoxha sqaroi me detaje...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
25 Nëntor, 2025

Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së...

Lexo më shumë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
25 Nëntor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen e paqes të mbështetur nga SHBA-të dhe është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com