Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I mbysja me talent”, çfarë thoshte muaj më parë në “Opinion” e madhja Lili Cingu: Merrja fletë-rrufe çdo javë 

2024/02/05 at 8:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“I mbysja me talent”, çfarë thoshte muaj më parë në “Opinion” e madhja Lili Cingu: Merrja fletë-rrufe çdo javë 

Artistët nuk vdesin kurrë, por përjetësohen në veprat e mëdha që kanë lënë pas. E tillë është edhe valltarja ikonë e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Lili Cingu, e cila ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. 

Cingu, ishte deri vonë aktive dhe në jetën publike dhe madje ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan në muajin Korrik të 2023-shit, ku ndau kujtime të saj nga koha e komunizmit. 

Fletë-rrufetë siç thoshte ajo, e kanë shoqëruar vazhdimisht në periudhën kur ishte në kulmin e karrierës së saj si artiste. Këtë lloj “shënjestrimi” ajo ja atribuoi faktit që asokohe kishte xhelozi kolektive si për talentin, por sidomos për mënyrën si Lili vishej apo rregullonte flokët. 

Lili Cingu: Në kohën e rinisë time, si një artiste që unë fillova në Ansambël ishte e vështirë të ishe një femër me bukurinë e saj dhe ta reflektoje dhe në veshje. Këtu hasnim shumë, shumë pengesa! Dëshira domethënë të ishe dikushi në veshje, të kishe zbukurim në frizurën tënde të bënte që mos të të ndaheshin fletë-rrufetë ose vërejtje në shënim biografie. Dhe këto unë i kam pas të vazhdueshme. 

Pyetje: Mbani mend përafërsisht sa mund të keni marrë fletë-rrufe? 

Lili Cingu: Mund të kem marrë fletë-rrufe, mbase dhe çdo javë të them të drejtën. 

Pyetje: Vërtet? Kaq shumë? Çfarë kujtoni, kryesisht për çfarë arsyesh i merrnit? 

Lili Cingu: E nisa karrierën time në vitin 1967, viti i parë që unë dola ishte jashtë në Turqi në ’69-ën, sheh ato zbukurimet dhe normal do t’i bleja, ndonjë vath ndonjë gjë. Këto ishin kundra! Nuk duhet t’i vija, arritën që nëse do hiqje vetullat se dhe skena të bën, të kritikonin. Nëse do bëja flokët me një lule këtu poshtë, nëse do vishje çizme më thonin “ke sjellë modën”. Ose pantallonat e gjata coëboys poshtë, duke qenë se na kontrollonin te dera e Operas merrja pantallonat i ngrija lart dhe nuk dukeshin, kur shkoja në shtëpi i lëshoja. E desha të bukurën dhe më vjen keq që ai sistem ne na bombardoi me fletë-rrufe. Unë i merrja dhe thosha “po punë e madhe unë vazhdoj punën time”. Unë i mbysja me talentin tim dhe ja arrita, gjersa më në fund thanë “le të bëjë ça të dojë”. 

Lili Cingu për kontributin e dhënë është nderuar me disa tituj si Mjeshtre e Madhe dhe Nderi i Kombit, ndërsa kolegë e interpretues e kanë cilësuar si “Mbretëreshën e Valles Shqiptare”. 

Ju sugjerojmë

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

9 Qershor, 2025 10:04 am
Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Para
Përmbytjet katastrofike/Presidenti Begaj solidarizohet me presidenten e popullin slloven

Ndarja nga jeta e Lili Cingut, Begaj: Do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe 

“T’ tan i nimojmë”/Mori euro për provime e u pezullua, rektorja vijon të japë mësim 

“T’ tan i nimojmë”/Mori euro për provime e u pezullua, rektorja vijon të japë mësim 

Zbardhen disa nga krimet e bandës së Laert Haxhiut, ja si u zbuluan pengmarrjet dhe vrasjet

Refuzohet kërkesa e Laert Haxhiut për azil politik, ja çfarë vendosi Gjykata e Janinës  

TE FUNDIT

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
9 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse...

Lexo më shumë

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
9 Qershor, 2025

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
9 Qershor, 2025

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar...

Lexo më shumë

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
9 Qershor, 2025

Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com