Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I “mban peng” skedën e vdekjes së babait, xhaxhai: Nuk ia jap nipit, kemi mosmarrëveshje

2024/02/14 at 9:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I “mban peng” skedën e vdekjes së babait, xhaxhai: Nuk ia jap nipit, kemi mosmarrëveshje

Jemi në lagjen Kushtrimi, në Vlorë, për denoncimin e zotit Klajdi Shaipi, i cili na tregon se babai i ka ndërruar jetë në 11 nëntor 2023. Prej asaj kohe Klajdi nuk ka mundur ta çregjistrojë të atin e ndjerë, pasi skedën e vdekjes bashkë me dokumentet e tjera e certifikatat e pronësisë ia ka vjedhur xhaxhai.

Ky i fundit as nuk ia jep djalit ato e as nuk shkon ta çregjistrojë të vëllain. Ky konflikt është çuar edhe në polici, ku xhaxhai ka pranuar që ka marrë skedën e vdekjes dhe nuk pranon t’ia japë nipit.

Klajdi Shaipi: Kur vdiq babai na morën në telefon. Erdhëm në Greqi, xhaxhai kishte ardhur më përpara. Sa erdhëm ne xhaxhai i kishte marrë ato letra, i kishte futur lart, ku jetonte babai në kat të tretë dhe na i kishte marrë. Kur vajtëm ne, ai tha që nuk i kishte marrë. Pasi i bëri ato, mori disa gjëra nga shtëpia; ka vjedhur derë alumini, ka vjedhur pompën, rakinë, nuk kishte turp për vëllain e vet.

Gazetarja: Kur thoni letrat, çfarë letrash konkretisht ka marrë?

Klajdi Shaipi: Letrat e tokës, letrat e shtëpisë që banojmë këtu, letrat e çregjistrimit…

Gazetarja: Kartelën e vdekjes?

Klajdi Shaipi: Edhe atë e ka marrë, të gjitha i ka marrë.

Gazetarja: Po nga e dini që i ka marrë ai të gjitha këto?

Klajdi Shaipi: I deklaroi në polici ai që i ka marrë letrat.

Gazetarja: I bëtë denoncim juve?

Klajdi Shaipi: Po.

Gazetarja: E çfarë thotë në momentin, pasi e ka pranuar në polici, çfarë thotë?

Klajdi Shaipi: Që nuk ka besim tek unë t’i lë letrat. Do i lë në shtet, kështu tha.

Në gjendjen civile nr. 4 na u konfirmua nga punonjësja e Gjendjes Civile, se i ndjeri Hasan Shaipi, rezulton i gjallë dhe kryefamiljar. Sipas saj, është detyrim çregjistrimi, për më tepër, që kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vdekja. Për këtë problem takojmë Bajram Shaipin, vëllain e të ndjerit, xhaxhain e denoncuesit. Ai refuzon të jap shpjegime, se përse nuk ia jep nipit skedën e vdekjes, apo pse nuk e ka çregjistruar vëllain e ndjerë.

Gazetarja: Zoti Bajram, në “Stop” është drejtuar djali i vëllait tuaj të ndjerë, zotit Shaipi. Tani ai thotë që ju keni dokumentet pronave, kartelën e vdekjes të babait të tij, të vëllait tuaj. Ju e keni pranuar këtë në Policinë e Vlorës, përse nuk ia jepni letrat?

Bajram Shaipin: Për këtë ke ardhur ti? S’t’jap përgjigje ty unë.

Gazetarja: Pse?

Bajram Shaipin: S’kam dokumente, kush tha që kam dokumente.

Gazetarja: Me çfarë të drejte mbani kartelën e vdekjes së zotërisë?

Bajram Shaipin: Kush tha?

Gazetarja: E keni pranuar në polici.

Bajram Shaipin: Po mirë e kam pranuar se s’kam vajtur akoma, kur të vete unë do ta ashtu.

Gazetarja: Kur do shkosh?

Bajram Shaipin: Kur të shkoj unë, e di unë kur do shkoj.

Gazetarja: Sot vëllain që ka vdekur, e ke akoma gjallë në Gjendjen Civile.

Bajram Shaipin: E di shumë mirë.

Gazetarja: Po pra, këtë po flasim! Pse?

Bajram Shaipin: Se nuk kam pasur kohë të vete.

Gazetarja: Po përse nuk ia jep djalit?

Bajram Shaipin: Jo djalit s’ia jap unë, ashtu kemi mosmarrëveshjet. Janë muhabete të brendshme.

Në këto kushte, i kërkuam mjekut ligjor në Vlorë, që të lëshojë një dublikatë të vdekjes, në mënyrë që djali të bëjë çregjistrimin e më pas hapat e mëtejshëm për çelje trashëgime dhe kalimin e pasurive në emër të tij. / Tv Klan

Ju sugjerojmë

Presidenti Trump: Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin
Bota

Presidenti Trump: Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

24 Qershor, 2025 1:20 pm
Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë
Aktualitet

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë

24 Qershor, 2025 1:15 pm
Shpërthen pas rinumërimit/ Braçe: Turp e pisllëk, ja ç’po ndodh me votat e mia
Aktualitet

Shpërthen pas rinumërimit/ Braçe: Turp e pisllëk, ja ç’po ndodh me votat e mia

24 Qershor, 2025 1:13 pm
“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha: Do vijojë beteja për rikthimin e votës së lirë
Aktualitet

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha: Do vijojë beteja për rikthimin e votës së lirë

24 Qershor, 2025 1:04 pm
Zgjedhjet lokale të Kosovës, në garë 2 koalicione/ 5 parti nuk marrin pjesë
Rajoni

Zgjedhjet lokale të Kosovës, në garë 2 koalicione/ 5 parti nuk marrin pjesë

24 Qershor, 2025 12:59 pm
SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin
Aktualitet

SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin

24 Qershor, 2025 12:55 pm
Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet
Aktualitet

Rinumërohen gati gjysma e kutive të Tiranës

24 Qershor, 2025 12:43 pm
Samiti në Hagë, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte
Aktualitet

Samiti në Hagë, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte

24 Qershor, 2025 12:39 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

(Detajet)/ Të shtënat me armë zjarri në Institut, shoqërohet në polici një shtetas

24 Qershor, 2025 12:33 pm
Hoxha: 150 kuota të reja pranimi në Akademinë e Sigurisë
Aktualitet

Hoxha: 150 kuota të reja pranimi në Akademinë e Sigurisë

24 Qershor, 2025 12:31 pm
Para
Rama: Vizita e Blinken tregon se Shqipëria është një vend i rëndësishëm për SHBA-në

Rama: Vizita e Blinken tregon se Shqipëria është një vend i rëndësishëm për SHBA-në

Fituan Kupën e Afrikës, lojtarët e Bregut të Fildishtë marrin vila dhe mbi 76 mijë euro shpërblim

Fituan Kupën e Afrikës, lojtarët e Bregut të Fildishtë marrin vila dhe mbi 76 mijë euro shpërblim

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët

TE FUNDIT

Presidenti Trump: Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

Presidenti Trump: Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin
24 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar si Izraelin ashtu edhe Iranin për shkelje të armëpushimit në Lindjen e Mesme, duke...

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë
24 Qershor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor ‘Pushimi Shoferit –Divjakë”, në vendin e quajtur Kamenic. Sipas Klan News,...

Lexo më shumë

Shpërthen pas rinumërimit/ Braçe: Turp e pisllëk, ja ç’po ndodh me votat e mia

Shpërthen pas rinumërimit/ Braçe: Turp e pisllëk, ja ç’po ndodh me votat e mia
24 Qershor, 2025

Pas procesit të rinumërimit të votave në Tiranë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale deputeti i Partisë Socialiste,...

Lexo më shumë

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha: Do vijojë beteja për rikthimin e votës së lirë

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha: Do vijojë beteja për rikthimin e votës së lirë
24 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp nga selia blu, teksa ka folur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com