Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I kërkuar për grup kriminal e trafik droge, Prokuroria dërgon në gjyq Fatjon Muratin për pastrim parash

2024/10/24 at 11:04 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I kërkuar për grup kriminal e trafik droge, Prokuroria dërgon në gjyq Fatjon Muratin për pastrim parash

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq të pandehurin, Fation Murati i cili akuzohet për veprën penale të ‘Pastrim të produkteve të veprës penale apo përfshirjes në veprimtari kriminale’.

Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria sqaron se ky shtetas, me anë të pasurisë të krijuar nga veprimtaria e kundraligjshme e vjedhjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike të zhvilluar në Itali, për periudhën 2014-2015, ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, duke i transferuar ato në emër të familjarëve të tij.

Kujtojmë se Murati është aktualisht i kërkuar në nivel kombëtar për evazion në vitin 2015, ‘pranimin e mallrave të vjedhura’, ‘posedim abuziv të armëve’, ‘Pjesëmarrjes në krime’ dhe për ‘Trafikim të lëndëve narkotike’.

Njoftimi: 

Në kërkim për një sërë veprash penale nga pjesëmarrja në organizatë kriminale tek trafikim i lëndëve narkotike, Prokuroria Tiranë çon në gjyq shtetasin F.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq të pandehurin, shtetasin F.M. për veprën penale të ‘Pastrim të produkteve të veprës penale apo përfshirjes në veprimtari kriminale’ parashikuar nga neni 287/a i Kodit Penal.
Nga tërësia e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak për procedimin penal nr.2600/2018, rezultoi e provuar se, ky shtetas, me anë të pasurisë (para cash) të krijuar nga veprimtaria e kundraligjshme e vjedhjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike të zhvilluar në Itali, për periudhën 2014-2015, ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, duke i transferuar ato në emër të familjarëve të tij (nënës dhe vëllezerve) me qëllim mbulimin e origjinës së tyre dhe për të shmangur çdo pasojë juridike të mëtejshme mbi këto prona.

Konkretisht;

  • Njësi, kati nëntokë në objekt 6 katësh, sipërfaqe 317 m2, adresë Albanopoli, Tiranë në pronësi të nënës;
  • Automjet Citroen;
  • Automjet Mercedes Benz; dhe
  • Automjet Daimler.

Këto pasuri në emër të nënës dhe 3 automjetet në emër të subjektit dhe vëllezërve nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të realizuara prej tyre.

Sa më sipër, nga hetimet paraprake rezulton e provuar se ka të dhëna të mjaftueshme që të krijojnë bindjen se i pandehuri F.M., ka konsumuar plotësisht elementët e figures së veprës penale të parashikuar nga neni 287/a i K.Penal. Në materialin referues thuhej se shtetasi F.M. në bashkëpunim me gjashtë persona të tjerë, vepronin si pjesë e një organizate kriminale, të arrestuar nga policia italiane, fillimisht me tendencë vjedhje dhe më pas e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre kriminal, duke përfshirë edhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Shtetasi F.M. është aktualisht i kërkuar në nivel kombëtar për evazion në vitin 2015, ‘pranimin e mallrave të vjedhura’, ‘posedim abuziv të armëve’, ‘Pjesëmarrjes në krime’ dhe për ‘Trafikim të lëndëve narkotike’.

Ju sugjerojmë

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
Aktualitet

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!

2 Qershor, 2025 11:56 am
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

“Partizani”/Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës

2 Qershor, 2025 11:49 am
Dogjën makinën e 30-vjeçarit/ Identifikohen autorët, arrestohet një prej tyre
Aktualitet

Dogjën makinën e 30-vjeçarit/ Identifikohen autorët, arrestohet një prej tyre

2 Qershor, 2025 11:44 am
Debate te “Ligjet”/Dogjani: Qytetarët s’votuan të lirë! Bushka: Analizën bëjeni në..
Aktualitet

Debate te “Ligjet”/Dogjani: Qytetarët s’votuan të lirë! Bushka: Analizën bëjeni në..

2 Qershor, 2025 11:38 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Teatri vazhdon/ Kosova pa Kuvend 4 muaj pas zgjedhjeve, dështon seanca e 25-të

2 Qershor, 2025 11:20 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

2 Qershor, 2025 10:55 am
Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit
Aktualitet

Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit

2 Qershor, 2025 10:55 am
Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

2 Qershor, 2025 10:47 am
Berisha paraqitet sot në SPAK, PD proteston
Aktualitet

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK:Altin Dumani do quhet Altin Troplini,kjo zyrë..

2 Qershor, 2025 10:29 am
Nga sot nisin regjistrimet në kopshte e çerdhe në Tiranë, procedurat që ndiqen
Aktualitet

Nga sot nisin regjistrimet në kopshte e çerdhe në Tiranë, procedurat që ndiqen

2 Qershor, 2025 10:26 am
Para
Rama nxjerr në terren deputetët e PS: Do ndajnë me pensionistët pikëpamje për përfshirjen e tyre në hapësirat e rritjes ekonomike

Rama nxjerr në terren deputetët e PS: Do ndajnë me pensionistët pikëpamje për përfshirjen e tyre në hapësirat e rritjes ekonomike

Spiropali nga Samiti Parlamentar në Letoni: Mbrojtja e pavarësisë së Ukrainës, mision i të gjithë vendeve tona

Spiropali nga Samiti Parlamentar në Letoni: Mbrojtja e pavarësisë së Ukrainës, mision i të gjithë vendeve tona

Opinion – Meta dhe Kryemadhi përballë gjykatës! (23 Tetor 2024) 

Opinion - Meta dhe Kryemadhi përballë gjykatës! (23 Tetor 2024) 

TE FUNDIT

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
2 Qershor, 2025

Në lidhje me denoncimin e Partisë Demokratike për manipulim të votave përmes të ashtuquajturit “treni bullgar”, në fshatin Pekisht të...

Lexo më shumë

“Partizani”/Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
2 Qershor, 2025

Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Elsa Ulliri u zgjodh...

Lexo më shumë

Dogjën makinën e 30-vjeçarit/ Identifikohen autorët, arrestohet një prej tyre

Dogjën makinën e 30-vjeçarit/ Identifikohen autorët, arrestohet një prej tyre
2 Qershor, 2025

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Korçë, ku dy shtetas i dogjën automjetin një 30-vjeçari, në orët e para...

Lexo më shumë

Debate te “Ligjet”/Dogjani: Qytetarët s’votuan të lirë! Bushka: Analizën bëjeni në..

Debate te “Ligjet”/Dogjani: Qytetarët s’votuan të lirë! Bushka: Analizën bëjeni në..
2 Qershor, 2025

Komisioni i Ligjeve e ka nisur mbledhjen e sotme shoqëruar nga debatet dhe akuzat për manipulim zgjedhjesh. Deputeti i PD,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com