Një person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është arrestuar në Durrës.
Genci Maksuti, 39 vjeç, banues në Durrës ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2018 e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj, për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Ai u ndalua nga Policia e Durrësit pas informacioneve operative të marra në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /Opinion.al