Një biznesmen i huaj që merret me hidrokarburet kritikoi ‘live’ Ramën për paketën fiskale si dhe i kujtoi se një zyrtar duhet të largohet nga puna. Ramës nuk i pëlqeu fjala e biznesmenit dhe i ndërpreu fjalën duke i thënë se je bërë shumë shqiptar…
“Unë jam Patriku dhe kam një kompani bitumi në Selenicë. Në paketën e parë fiskale unë kam patur një shqetësim dhe i kam dërguar letër ish ministrit të Financave Cani dhe ministrit aktual Ahmetaj dhe shumë të tjerëve se ajo paketë nuk duhet të kalonte sepse do të dëmtonte biznesit. Por ajo që ndodhi ishte se paketa u miratua dhe unë u detyrova të heqë nga puna 80 persona…”, tha Patriku, i cili u ndërpre nga kryeministri
Rama.
“Patrik je bërë shumë shqiptar. Kjo ka kaluar tani vërtet do ta tregosh këtë histori…? Eshtë rregulluar me paketën fiskale të korrikut”, thaRama.
“Po, por unë dua ta ndaj, pasi ju nuk keni marrë masa për personin që e hartoi paketën fiskale. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit, por vazhdon të jetë ende në punë”, tha me tej biznesmeni amerikan.