Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I ka thënë gojëçorape”/ Prindi e denoncon për bullizim ndaj fëmijës, mësuesja i kthehet: Pse moj, i nxora armën?

2024/02/07 at 9:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“I ka thënë gojëçorape”/ Prindi e denoncon për bullizim ndaj fëmijës, mësuesja i kthehet: Pse moj, i nxora armën?

Lidhur më rastin e konfliktit verbal e fizik të mësueseve në shkollën “Memo Meto” në Kuç të Vlorës, i transmetuar nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, ka qenë vetë prindi i një nxënësi që ka treguar arsyen e debatit me mësuese Irmën duke thënë se edhe psikologia ka pasur dijeni.

Prindi: Patjetër, që e ka marrë vesh. Dhe në qoftë se nuk e mori nga ne, ajo e mori vesh kur erdhi psikologia në shkollë që kërkoi për fëmijët që nuk i futeshin në orë të mësimit. Se më tha ajo psikologia e parë mua, po të bien pyetësorë,- tha,- shprehen fëmijët? Po,- i thashë unë,- shprehen, i thashë. Dhe kjo mikja për atë punë erdhi ditën tjetër. Për këtë fëmijë, fiks për djalin tim erdhi që bullizohej nga mësuesja. Për këtë pjesë ishte prezente kur thashë unë, mësuesja e pranoi pa problem në sy të prindit që nuk kam sharë djalin tënd, por kam sharë këtë tjetrin.

Mësuesja: Sepse debatin e pa, apo jo? (Për psikologen)

Prindi: Po, sepse debati vazhdoi edhe në zyrë.

Ndërkohë psikologia mohoi të ketë dijeni në një komunikim që pati me gazetaren e “Stop”.

Gazetarja: Ju a keni qenë prezente në debate që mësuese Irma ka pasur me prindër të asaj shkolle.

Psikologia: Jo, jo! Në asnjë debat unë nuk kam qenë prezente.

Gazetarja: As me fëmijë, të cilët nuk donin të hynin në shkollë?

Psikologia: Jo, jo, jo! Kanë qenë psikologë të tjerë. Ka qenë një grup pune, ku u dërgua nga ZVA dhe ata psikologë kanë qenë prezent për këtë rast.

Gazetarja: E kuptoj, por ju paskeni dijeni për debatet që kanë pasur mes tyre…

Psikologia: Debat mes prindërve, nuk jam në dijeni.

Gazetarja: Po prindërit a kanë pasur ankesa ndaj mësuese Irmës?

Psikologia: Jo, nuk na ka ardhur asnjë ankesë.

Regjistrim nga një mbledhje ku prindi ankohet që mësuese Irma i ka bullizuar fëmijën dhe kjo e fundit e pranon:

Mësuesi drejtuar prindit: Ty, fëmija të është sulmuar?

Prindi: Po, më është sulmuar.

Mësuesi: Nga kush?

Prindi: Nga Irma. I është thënë gojëçorape, i është thënë bullizues, i është thënë që rreh nxënësit e shkollës.

Mësuese Irma: Pse moj, i nxora armën?! Ke shumë të drejtë.

Prindi: Po normal që kam shumë të drejtë.

Nga ana tjetër, nga ana e ZVA Vlorë Himarë, i thuhet “Stop” se nga vlerësimi psiko-social nga psikologia dhe komisioni AD HOC, mësuese Irma Yzeiraj, ka arritur rezultate të mjaftueshme për të vazhduar marrëdhënien e punës.

Alma Lama, Kryetare e sindikatës së mësuesve Tiranë shprehet e revoltuar nga emërimi, që është bërë për mësuesen, pas transmetimit të pamjeve shokuese në emisionin “Stop”. Ajo tregon se ka pasur edhe në Tiranë raste të tilla, por ZVA e kryeqyetit ka vepruar me kujdes.

Alma Lama: Pamjet që ju transmetuat ishin shokuese dhe një sjellje e tillë etike që u pa në emision, me thënë të drejtën na turpëron të gjithë mësuesve. Ne nuk duhet të kemi në sistemin tonë arsimor mësues me atë performancë që ne pamë në media. Më shqetëson fakti që një mësuese si Irma të emërohet dhe të japë mësim në institucionet tona arsimore. Kemi pasur raste në Tiranë e në fakt ZVA Tiranë ka vepruar me shumë kujdes edhe nuk ka lejuar që të agravojë situata, aq më keq situata që mësuesja të emërohet po në atë shkollë. Ajo figurë edukative në atë shkollë është shumë e cënuar, nuk duhet ta emëronin në atë shkollë, vetëm nëse Vlora nuk ka mësues Anglishteje dhe ne kemi ngelur në dorë të Irmës, atëherë mund të bëhej një emërim, çdo rast tjetër është i pafalshëm./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
Aktualitet

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

14 Maj, 2025 2:59 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

14 Maj, 2025 2:51 pm
Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Para
Ndryshon formati i Champions League

Ndryshon formati i Champions League

Ilham Aliyev rikonfirmohet në detyrë si President i Azerbajxhanit, Rama: Urime të përzemërta mikut tim

Ilham Aliyev rikonfirmohet në detyrë si President i Azerbajxhanit, Rama: Urime të përzemërta mikut tim

“Në burg për 2 gra?”, pastori Vilajeti: Ky ligj i domosdoshëm në Shqipëri

“Në burg për 2 gra?”, pastori Vilajeti: Ky ligj i domosdoshëm në Shqipëri

TE FUNDIT

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
14 Maj, 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi ditën e sotme një vizitë në...

Lexo më shumë

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili kandidoi...

Lexo më shumë

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
14 Maj, 2025

Procesi i numërimit për votën preferenciale është pezulluar në KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në...

Lexo më shumë

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka fitore të zgjedhjeve nga PS në 2025. Në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com