Qytetares i humbi portofoli me një sasi të konsiderueshme parash, 2 punonjës policie e gjejnë portofolin gjatë patrullimit me biçikleta dhe ia dorëzojnë.
Mësohet se 2 punonjës policie gjatë patrullimit me biçikleta në Shëngjin, kanë gjetur në tokë një portofol me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe euro.
Menjëherë, ata kanë njoftuar sallën operative, e cila iu ka bërë me dije që në sallën operative nuk kishte mbërritur asnjë telefonatë për një portofol të humbur. Të ndodhur në këto kushte, punonjësit e Policisë kanë hapur portofolin brenda të cilit kanë gjetur një dokument identifikimi të një shtetaseje dhe kanë filluar kërkimet për gjetjen e shtetases që i përkiste portofoli.
Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, u bë e mundur gjetja e kësaj shtetaseje dhe iu dorëzua portofoli që ajo kishte humbur./Opinion.al