Policia e Librazhdin ka vënë në pranga një 31-vjeçar me inicialet B.B, pasi i ka keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje, duke i hapur më pas kësaj të fundit profile false në rrjete sociale.
Po ashtu mësohet se i riu e ka përndjekur vajzën.
Pas denoncimin, policia ka arrestuar 31-vjeçarin, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.