Avioni i linjës Tiranë-Athinë ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit pas një defekti. Pasi është ngritur nga toka, vetëm 2 minuta më pas, dera e avionit ka shfaqur probleme duke u hapur në ajër.
Udhëtarët shqiptarë që ishin nisur drejt kryeqytetit grek, janë tmerruar nga ky incident, që fatmirësisht përfundoi vetëm me kaq.
Avioni u nis nga Rinasi rreth orës 17:00 dhe u ul pas 15 minutash fluturim. Mjeti fluturues i përket kompanisë “Aegean Airlines”. Pas kontrollit teknik avioni të niset sërish nga Rinasi drejt Athinës.