Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I groposuri i Priskës/ Ja çfarë tha bashkëshortja në hetuesi për zhdukjen e burrit borxhli

2016/02/18 at 1:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I groposuri i Priskës/ Ja çfarë tha bashkëshortja në hetuesi për zhdukjen e burrit borxhli

Bashkëshortja e Vasil Bibës, biznesmenit të vrarë në Dajt, është marrë në pyetje dje për rreth 4 orë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ajo është pyetur jo vetëm si person që mund të ndihmojë për hetimet, por edhe si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Fillimisht është bërë verifikimi i deklarimit që ajo kishte dhënë para dy muajsh në Komisariatin nr.4, kohë kur denoncoi zhdukjen e bashkëshortit.

Burimet e policisë thanë se Elsa Biba është shprehur se largimi i të shoqit nga shtëpia, zhdukja e tij, por edhe vrasja, mund të kenë lidhje me borxhet që ai u kishte disa personave.

“Im shoq kishte probleme me shumë njerëz, për shkak të disa borxheve të mëdha që u detyrohej. Ka pasur raste që ata na vinin edhe në shtëpi. Kanë ardhur edhe gjatë kohës që Vasili paska qenë i vdekur”, ka deklaruar 29-­vjeçarja para oficerëve të policisë.

Megjithatë, ajo ka deklaruar se dyshimet e saj janë tek ata persona që i shoqi u kishte borxh dhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur kontakte me ta.

“Ata që më kanë ardhur në shtëpi gjatë këtyre dy muajve, nuk mund të jenë vrasësit e Vasilit, pasi nuk do të vinin ta kërkonin në rast se do të ishin ata autorët.

Unë dyshoj tek ata që nuk janë dukur për 2 muaj dhe që e di se im shoq u detyrohej shuma të mëdha parash”, është shprehur Elsa Biba.

Ndërsa e pyetur nëse kishte dijeni për ndonjë kërcënim që mund të ketë marrë i shoqi para se të humbiste kontaktet me të, ajo ka pohuar duke thënë se i dinte disa raste, por nuk i njeh personat që e kërcënonin.

DEKLARIMET

Elsa Biba, bashkëshortja e viktimës, është parë me dyshim nga grupi hetimor, nisur edhe nga deklarimet që ka dhënë dy muaj më parë, për zhdukjen e të shoqit.

Shumë prej përgjigjeve që ajo ka dhënë para hetuesve janë parë me dyshim, duke u krahasuar me deklarimin e më­ parshëm të saj. Edhe në dhjetor, kur ajo denoncoi humbjen e bashkëshortit, nuk ka qenë shumë e qartë rreth atyre që pretendonte, madje në disa raste nuk ka bashkëpunuar me policinë.

Ajo është paraqitur në Komisariatin nr.4 për të denoncuar largimin e të shoqit nga shtëpia rreth një javë pasi kishte humbur kontaktet. E pyetur se përse kishte shkuar kaq vonë, kur nuk kishte folur me bashkëshortin që prej datës 1 dhjetor, ajo ishte përgjigjur: “Ai largohej vazhdimisht, ikte edhe jashtë, por nuk vonohej kaq shumë. Largohej për shkak të borxheve. Këtë mendova edhe këtë herë. Por kur u vonua më shumë se zakonisht, u shqetësova dhe vendosa të denoncoja”.

Nga ana tjetër, ajo kishte refuzuar t’i jepte numrin e telefonit oficerit që i ka marrë deklarimin.

Madje, as fotografinë e të shoqit, apo adresën e saktë se ku banonin. Kjo ka ngjallur dyshime te grupi hetimor, edhe pse nuk e bën të dyshuar të drejtpërdrejtë për ngjarjen./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Para
Dj Sardi: Ja e vërteta e lidhjes sime me Arilenën

Dj Sardi: Ja e vërteta e lidhjes sime me Arilenën

Kastro Zizo publikon foto duke bërë seks

Kastro Zizo publikon foto duke bërë seks

Pas sulmit të Braçes/ Panariti: Erjon mos harro eskavatorin krahëgjatë që sollëm nga Turqia me insistimin tim

Pas sulmit të Braçes/ Panariti: Erjon mos harro eskavatorin krahëgjatë që sollëm nga Turqia me insistimin tim

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com