Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat u pyet edhe për deklaratën e dhënë nga deputeti Gazmend Bardhi dje në “Opinion” se do të marri pjesë në protestë ai si dhe i gjithë grupi parlamentar i PD.
Berisha tha se të gjithë janë të mirëpritur përveç ish-kryedemokratit Lulzim Basha si dhe Enkelejd Alibeajt.
“Janë të mirëpritur, e përshëndes. Nëse kanë dëshirë, të flasin në podium. Janë deputetë të PD. Përveç Bravës dhe Alibashës të tjerët janë të mirëpritur”-tha Berisha.