Policia e Vlorës ka arrestuar një person në banesën e së cilit janë gjetur droge dhe një sasi fishekësh ushtarakë.
Arrestimi i personit me iniciale I.S është bërë në fshatin Plloçë ku pas sinjalizimeve të qytetarëve, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij.
Gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6.6 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe gjithashtu rreth 996 fishekë luftarakë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./Opinion.al/