Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I fusim në burg për 2 cigare hashash”, Vangjeli: Po prodhojmë kriminelë, ata të vërtetët zakonisht mbajnë kravatë

2024/02/08 at 9:37 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“I fusim në burg për 2 cigare hashash”, Vangjeli: Po prodhojmë kriminelë, ata të vërtetët zakonisht mbajnë kravatë

Në Shqipëri, mbingarkesa në sistemin e paraburgimit është kritikuar nga Këshilli i Europës si dhe nga përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut në vend.

Sipas statistikave zyrtare, popullsia e paraburgimit ka qenë e lartë prej dy dekadash dhe aktualisht  është rreth 30% mbi mesataren europiane. Autoritetet shtetërore, Avokatja e Popullit dhe përfaqësues të fushës juridike, vënë theksin tek zbatimi i legjislacionit penal, duke argumentuar se masa e sigurisë, “arrest me burg” duhet të jetë e fundit që duhet aplikuar nga prokurorët dhe gjykatësit, ndër masat e tjera shtrënguese.

Lidhur me këtë çështje, në emisionin “Opinion” po trajtohet tema “ Shqipëria, rekord të burgosurish”. Aktualisht, të dënuar me vendim të formës së prerë në vendin tonë janë 2239 persona, ndërsa të paraburgosur 3150 dhe të gjithë bashkë prodhojnë një kosto financiare për sistemin e burgjeve në vend rreth 22 milionë Euro në vit.

Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se me këtë lloj mendësie, ku numri i të paraburgosurve është më i lartë se i atyre të dënuar me vendim të formës së prerë, po prodhojmë kriminelë dhe po këpusim degët ku jemi ulur.

Lorenc Vangjeli: Sipas parametrave të Evropës, duhet të ishin jo më shumë se 700 apo 800 të paraburgosur. 22 milionshi nuk më duket asgjë në krahasim me dramën e pafundme të atyre njerëzve, të cilët po të jetonin në Hamburg apo Bruksel do të ishin në liri dhe do të prisnin gjykimin e tyre në masa alternative sigurie, ne i fusim në burg që e kanë kapur me 2 cigare hashash, që ka luajtur loto në telefon apo ku di unë çfarë, trajtohet njësoj si ai që… Në këtë vend ku paraja është perëndi, kjo bën përshtypje. Askush nuk mund të llogarisë dramën e familjarëve dhe faktin që ne prodhojmë kriminelë. I plasin aty brenda dhe i dënojnë me kohën e paraburgimit duke fshehur një konspiracion kriminal të të gjithë hallkave të sistemit. Secili nga ata është njeriu që do të marrë gomonen e damkosur nga shoqëria dhe do të ikë andej dhe askush nuk e mendon atë.

Mentaliteti jonë kriminal thotë “burg, burg”. Një histori që ka vite me radhë që e flas. Nuk është të mbrosh kriminelë. Forca e një shoqërie matet me mënyrën si trajton hallkën më të dobët. Ne prodhojmë kriminelë dhe politika i shikon si mbetje njerëzore dhe nuk u jep asnjë fond. Askush nuk u jep zë atyre të mjerëve dhe kur u japin zë, askush nuk do ja dijë, ata njerëz që na qeverisin e kanë mendjen tek lekët. Nuk ka çmim ajo që po prodhojmë. Me mendësinë tonë, ne po presim degët ku jemi ulur, prodhojmë emigrantët dhe banditët. Kriminelët e vërtetë zakonisht mbajnë kravatë. Në këtë kohë kur çmimi i metrit katror, qoftë në kulla, qoftë në ndërtime luksoze, ka filluar të rritet, do të rritet dhe metri katror i qelisë.

Ju sugjerojmë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
-U tha në Opinion

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

26 Janar, 2026 11:51 pm
Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
-U tha në Opinion

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

26 Janar, 2026 11:15 pm
Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
-U tha në Opinion

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

26 Janar, 2026 10:47 pm
BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
Bota

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 9:37 pm
Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë
Rajoni

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

26 Janar, 2026 8:36 pm
Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
Bota

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

26 Janar, 2026 7:41 pm
Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
Kryesore

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

26 Janar, 2026 6:59 pm
Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
Bota

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 6:34 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

26 Janar, 2026 5:31 pm
Para
Ish-prokurorja Imeraj: Gjyqtarët vendosin arrest në burg që të jenë komod, kjo nuk është drejtësi

Ish-prokurorja Imeraj: Gjyqtarët vendosin arrest në burg që të jenë komod, kjo nuk është drejtësi

Avokatja e Popullit fajëson median për numrin e lartë i të burgosurve në Shqipëri

Avokatja e Popullit fajëson median për numrin e lartë i të burgosurve në Shqipëri

Spartak Koka: Në burgun e Peqinit ka të dënuar që kanë shërbëtorë brenda qelisë

Spartak Koka: Në burgun e Peqinit ka të dënuar që kanë shërbëtorë brenda qelisë

TE FUNDIT

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
26 Janar, 2026

Për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, drejtësia është një vijë e kuqe dhe me ata që flasin kundër saj...

Lexo më shumë

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
26 Janar, 2026

Drejtuesi i Shqipëria Behët, Adritatik Lapaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me nismën e një grupi opozitarësh për...

Lexo më shumë

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
26 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet për zhvillimin e protestës së PD të ditës së shtunë. Për këtë çështje ka folur...

Lexo më shumë

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
26 Janar, 2026

Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë miratimin përfundimtar për ndalimin e importeve të gazit rus deri në fund të vitit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com