Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I fundit Higuain, ja kush janë “tradhtitë” më të mëdha në futboll

2016/07/24 at 4:05 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
I fundit Higuain, ja kush janë “tradhtitë” më të mëdha në futboll

Transferimi i Gonzalo Higuain nga Napoli te rivalët e urryer të Juventus do të mbahet mend si një nga më të bujshmit në historinë e futbollit. Argjentinasi, i cili ka qenë golashënuesi më i mirë i Serisë A në sezonin e kaluar, ishte kthyer në një ikonë për qytetin e Napolit. Megjithatë, vizitat mjekësore të zhvilluara në fshehtësi në Madrid dhe nënshkrimi i një kontratë 4-­vjeçare me Juventus, kanë bërë që tifozët napolitanë ta konsiderojnë atë një tradhtar. Por ai nuk është futbollisti i parë që akuzohet për një gjë të tillë. Këto janë katër transfertat që kanë shkaktuar më shumë polemika.

Mo Johnston: Nga Nantes te Rangers, 1989

Ku qëndron problemi më një transferim nga Nantes te Rangers? Askund, në të vërtetë, nëse më përpara nuk ke qenë një yll i Celtic, si Johnston. Skocezi është bërë lojtari i dytë, që nga Lufa e Dytë Botërore, që ka luajtur për Celtic dhe Rangers. Johnstone kishte qenë një tifoz i “Keltëve” gjithë jetën e tij dhe i ka ndihmuar ata të fitojnë titullin në 1986-­ën. Megjithatë, Graeme Souness e bindi atë që të transferohej në “Ibrox Stadium” në 1989.

Johnstone pozon me trajnerin Souness , pas transferimit te Rangers Një lëvizje kjo që është shoqëruar me protesta dhe akte dhune nga të dy tifozeritë. Tifozët e Celtic e quajtën atë “tradhtar”, ndërsa ata të Rangers kanë djegur shallet që mbanin emrin e tij. Madje, edhe përgjegjësi i uniformave të Rangers ka refuzuar të përgatisë fanellën e Johnston.

sonn

Roberto Baggio: Nga Fiorentina tek Juventus, 1990

Juventus është mësuar të mërzisë tifozët e ekipeve rivale. “Bishtaleci Hyjnor” ka qenë një tifoz i Fiorentina­s që në fëmijëri dhe nuk kishte ndërmend të largohej nga skuadra e zemrës. Megjithatë, kur Juventus ka ofruar një shumë rekord, për atë kohë, prej 11 milionë eurosh, klubi toskan e ka pasur të vështirë t’i rezistojë. Vendimi për shitjen e tij është shoqëruar me protesta në rrugët e Firences, me tifozët që kanë përdorur tulla dhe bomba molotov për të shprehur zemërimin e tyre. Presidenti i Fiorentina­s, Flavio Pontello, ka qenë i detyruar të mbyllej në zyrat e klubit. Thuhet se Baggio ka refuzuar të mbajë një shall të Juventus­it gjatë prezantimit. Roberto Baggio është detyruar të kalojë tek Juventus kundër dëshirës së tij. Marrëdhënia e tij me tifozerinë bardhezi është përkeqësuar kur ai ka refuzuar të gjuajë një penallti kundër ish-­klubit të tij, penallti që është gabuar nga Luigi De Agostini. Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, në momentin e zëvendësimit, Baggio ka marrë një shall të Fiorentina­s që ishte hedhur në fushë, dhe e ka mbajtur gjatë kohës që ka qëndruar në stol. Juventus e ka humbur atë ndeshje 1­-0 dhe 300 tifozë kanë shkuar në qendrën stërvitore të bardhezinjve për të marrë një përgjigje pse ai nuk pranoi ta gjuante penalltinë.

baggio

Luis Figo: Nga Barcelona te Real Madrid, 2000

Florentio Perez u betua se do të merrte yllin e Barcelona­s në “Bernabeu” nëse do të fitonte zgjedhjet, dhe e mbajti premtimin, për një shifër rekord prej 51 milionë eurosh. Me rastin e kthimit në “Camp Nou”, Figo është tronditur nga fyerjet dhe sharjet që i kanë rezervuar 98,000 tifozët e pranishëm, deri në atë pikë sa ka qenë i detyruar të vendosë gishtat në veshë. Televizioni spanjoll, Channel Plus kishte vënë një matës zhurme që ka regjistruar një nivel rekord, ndërsa tifozët katalanas kanë qenë më të zhurmshëm se çdo klub nate në Barcelonë atë mbrëmje. Policia ka ruajtur autobusin e Real Madrid që është sulmuar nga tifozët e Barçës gjatë rrugës për në “Camp Nou”. Tifozët kanë mbajtur banera ku Figo akuzohej për tradhti dhe se ishte një mercenar. Ai, madje, ka refuzuar të ekzekutojë goditjet nga këndi për të mos qenë afër tifozëve. Dy vite më vonë, ai i ekzekutoi goditjet këndore, ndërsa tifozët kanë hedhur gjithfarë sendesh kundrejt tij. Më e famshmja mbetet koka e një derri, që është hedhur drejt tij nga tifozë shumë të zemëruar të Barcelona­s në 2002-­in.

figoooaa

Sol Campbell: Nga Tottenham tek Arsenal, 2001

Tradhtia e tradhtive. Campbell ishte konfirmuar si një nga mbrojtësit më të mirë në botë kur luante në “White Hart Lane”, por gjatë dhjetë viteve me “Spurs”, pavarësisht se udhëhoqi skuadrën drejt fitores së Kupës së Ligës në 1999­-ën, skuadra nuk arriti të pozicionohej më lart se vendi i shtatë në kampionat. Kur kontrata e tij skadoi, ai është vënë në shënjestër nga çdo klub i madh i Europës. Arsene Wneger ka lëvizur në fshehtësi dhe ka siguruar shërbimet e mbrojtësit. Kur Arsenal ka lajmëruar se do të zhvillonte një konferencë për shtyp, shumë kanë menduar se do të zyrtarizohej blerja e Richard Wright, por gazetarët kanë mbetur pa fjalë kur kanë parë Campbell.

Tifozët e “Spurs” nuk e kanë falur kurrë atë dhe nuk janë kursyer sa herë që lojtari është kthyer në “White Hart Lane”. Ndërsa disa tifozë kanë arritur deri atje sa kanë djegur edhe disa statuja të tij, historia i ka dhënë të drejtë Campbell, i cili ka fituar dy kampionate dhe tre Kupa të Anglisë me Arsenal­in.

soll

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Foto e rrallë/ Ja kush janë gjyshërit kosovarë të Rita Orës

Foto e rrallë/ Ja kush janë gjyshërit kosovarë të Rita Orës

Video/ Ja si portieri amerikan shënon autogolin më qesharak në histori

Video/ Ja si portieri amerikan shënon autogolin më qesharak në histori

Fotolajm/ Mamaja seksi e Kallashit, apo më mirë e ëma se e bija

Fotolajm/ Mamaja seksi e Kallashit, apo më mirë e ëma se e bija

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com