I ftohti siberian do të ndikojë edhe në vendin tonë. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë një fuqizim të vranësirave, duke sjellë reshje shiu pothuajse në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e dëborës do të jenë të pranishme në skajin dhe në zonat përgjatë kufirit lindor. Mbrëmja dhe nata do të sjellin intensifikim të reshjeve.
Sipas MeteoAlb, temperaturat do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar minimalen -4 gradë Celsius dhe maksimalen në mesditë 14 gradë.
Era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h në drejtimin veriperëndimor.