I ftohti siberian pritet të mbërrijë në Shqipëri javën e ardhshme duke i dhënë fund vjeshtës së gjatë e të ngrohtë që karakterizoi gjithë muajin nëntor.
Një ulje e ndjeshme e temperaturave parashikohet nga dita e martë e javës që vjen, ndërkohë që e mërkura dhe e enjtja pritet të jenë ditët më të ftohta të javës, ku temperaturat minimale parashikohen deri në -8 gradë celcius, ndërsa vlerat maksimale të tyre nuk do t’i kalojnë 12 gradë.
Ndërkohë reshjet dhe vranësirat do të na shoqërojnë vetëm gjatë fundjavës. Java e ardhshme paeashikohet me mot kryesisht të kthjellët.