Moti i ftohtë i dimrit ka mbuluar SHBA-në, ndërsa një valë stuhish në Arktik kërcënoi të thyente rekordet e temperaturave të ulët.
Sipas mediave të huaja, temperaturat arrijnë deri në minus 30 gradë Celsius, teksa numri i viktimave nga i ftohti arktik që ka sjellë me vete edhe stuhi të dendura dërbore ka arritur në 29.
Shumica e viktimave janë shënuar nga hipotermia, por edhe nga aksidente të shumta rrugore, të shkaktuara kryesisht nga rrëshqitshmëria e lartë nëpër rrugë. Vala e acarit ka zbritur deri në Florida e Teksas, shtete federale që shquhen për klimën e butë dhe të ngrohtë në pjesën më të madhe të vitit.
Dhjetëra-milionë njerëz po vuajnë nga kushtet e të ftohtit ekstrem që sipas meteorologëve pritet të zgjasë deri javën e ardhshme./Opinion.al