Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I efimerida: “Shqipëria Europë, Greqia Ballkan”

2016/11/23 at 6:56 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I efimerida: “Shqipëria Europë, Greqia Ballkan”

Nga Christos Raptis

E ndoqa dje në stacionin televiziv Skai intervistën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, (në Alexis Papachelas) dhe e pranoj se pësova një tronditje kulturore, pasi u ndjeva si qytetar i një vendi të botës së tretë.

Nuk e kisha parë kurrë Ramën të flasë dhe të analizojë çështjet greko-shqiptare, por që kisha dëgjuar se bëhet fjalë, në thelb, për një politikan Europian i cili dëshiron ta ndryshojë Shqipërinë dhe ta kthejë atë në një vend modern perëndimor.

U impresionova me anglishten e tij, qëndrueshmërinë e argumenteve të tij, fjalën e saktë/racionale dhe modestinë e tij.

Me pak fjalë, brenda një ore i përqeshi të gjitha këto dënglat/idiotësitë nacionaliste greke lidhur me gjasme Shqipërinë e Madhe apo gjasme kërcënimet që i përkasin minoritetit grek në Himarë, të cilat në mënyrë konstante i shpërndajnë disa gazetarë të marrosur, si dhe persona që nuk kanë me çfarë të merren dhe riprodhohen në pusin e ujërave të zeza të internetit e në broshura të ndryshme margjinale.

Për Shqipërinë e Madhe që gjasme përbën axhendën e fshehtë të politikës së jashtme shqiptare, argumentet e tij ishin të padiskutueshme. “Përse më duhet mua të kërkoj falje (apo të jap shpjegime)”, tha ai, “ për llogari të disa paranojakëve që fantazojnë gjëra të tilla dhe krijojnë harta të pa baza?”. “Do të ishte njësoj sikur qeveria greke të dalë e të kërkojë falje sepse disa paranojakë ëndërrojnë kufijtë e Greqisë deri në mes të Shqipërisë”, shtoi ai.

Edhe më bindës ishte në lidhje me çështjen e gjasme “trajtimit të pabarabartë” të minoritetit grek të Himarës me prishjen arbitrare të disa ndërtesave që i përkasin qytetarëve shqiptarë me prejardhje greke.

“Në Shqipëri”, tha ai, “jemi duke projektuar një rigjenerim urbanistik dhe prishëm 9.000 ndërtesa në të gjithë vendin”. “Nëse gjeni” i tha Papachelas “që këto prishje në Himarë u bënë me kritere të tjera dhe bazuar në të tjerë ligje nga ato çka i përkasin pjesës tjetër të vendit, do të dal në kanalin tuaj  dhe do t’i kërkoj në formë publike falje popullit grek.”

Me pak fjalë, Shqipëria e Ramës përpiqet t’i mbyllë plagët e totalitarizmit të regjimit Hoxha, t’i zbusë armiqësitë, urrejtjet dhe pasionet e historisë së Ballkanit dhe të kalojë përfundimisht  në logjikën dhe në kulturën e perspektivës europiane të vendit të tij.

Në të kundërt, ne, të mbërthyer në stereotipi, psikoza dhe irredentizmin e nënndërgjegjeshëm të një personeli të vjetëruar dhe të paaftë politik, kërkojmë pretekste për grindje dhe garipllëqe boshe, në vend që të marrim shembull nga dëshira  për prosperitet dhe progres që i përshkon fqinjët tanë.

Për fat të keq, “kjo është Greqia”, siç e kishte thënë me aq sinqeritet Simiti, i cili u përqesh nga të gjithë të marrët (budallenjtë)  që marrin pjesë në këtë farsë që ne e quajmë debat publik.

Ju sugjerojmë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!
Kryesore

‘Përplasja’ për emigrantët, Rama-deputetit britanik: Të pres me padurim në Shqipëri!

29 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
VIDEO/ Në këtë mënyrë e ka zgjuar i dashuri nga gjumi, shikoni reagimin e saj !!

VIDEO/ Në këtë mënyrë e ka zgjuar i dashuri nga gjumi, shikoni reagimin e saj !!

Kotzias nuk tërhiqet: Shqipëria vazhdon të shkelë të drejtat e minoriteve

Kotzias nuk tërhiqet: Shqipëria vazhdon të shkelë të drejtat e minoriteve

Micotaqis “kryqëzon” Ciprasin: Ke humbur besimin e BE-së, Shqipëria fiton terren

Micotaqis “kryqëzon” Ciprasin: Ke humbur besimin e BE-së, Shqipëria fiton terren

TE FUNDIT

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
29 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se Irani ndodhej disa javë “larg” krijimit të një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com