Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e “arrestit me burg” për Eduart Lamin.
Mësohet se 37-vjeçari nuk ka folur para trupit gjykues.
Prokuroria e akuzon për ‘armëmbajtje pa leje’, ndërsa dyshohet për vrasjen e Lulzim Vishës.
Kujtojmë se 37 vjeçari ra në pranga mëngjesin e së Shtunës, pas kontrolleve të kryera në banesën e kushëririt të tij Ervis Lami.
Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.