Është zbardhur ngjarja në Lezhë, ku u dogj qëllimishte makina e një efektivi policie. Autoritetet bëjnë me dije se për ngjarjen janë arrestuar dy autorët, Klaudio Gjokhilaj , 24 vjeç dhe Klaudio Kovaci, 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë djegur, për shkak të detyrës, makinën oficert të Patrullës së Përgjithshme R. Z.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.