Futbolli argjentinas është tronditur. Një person ka vrarë gjyqtarin, pasi ky i fundit e kishte ndëshkuar ma karton të kuq një futbollist.
Gjyqtari i vrarë është Cesar Flores, 48 vjeçari jeton në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.
Ai u qëllua me tre plumba vetëm një minutë pasi kishte ndëshkuar futbollistin me karton të kuq, raporton Goal.com.
Vrasësi plagoi edhe futbollistin, Walter Zarate, por ky i fundit fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes.
Sipas policisë argjentinase vrasësi është në arrati.