Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dha hua 20 milionë lekë kunatit të djalit, Havaja përzë burrin: M’i fute fëmijët në dyfek

2024/06/23 at 6:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I dha hua 20 milionë lekë kunatit të djalit, Havaja përzë burrin: M’i fute fëmijët në dyfek

Havaja dhe Shaqiri janë një çift i moshuar që i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” një problem 18-vjeçar. Konflikti për të cilin ata përballen në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka filluar në vitin 2006. Një mik i shtëpisë, përkatësisht kunati i djalit i quajtur Avni u ka kërkuar një hua.


Ai është shprehur me të reja dhe çifti fillimisht ka menduar se bëhej fjalë për 2 milionë lekë, por në të vërtetë ishin 20. Për të mos dalë nga fjala e dhënë, Shaqiri ka shkuar në bankë dhe ka marrë nga paratë e djalit tjetër, pa pyetur fillimisht as djalin dhe as nusen për Avniun. Prej 18 vjetësh ky borxh nuk u është kthyer dhe nuk ka asnjë gjurmë prej Avniut.

Hava: Na ka ardhur Avniu në orën 6 të darkës me gjithë djalin e madh. Nuk e di sa e kishte, 18 a 17 djalin se nuk ia di.

Ardit Gjebrea: Çfarë e keni ju këtë Avniun?

Hava: Avniun ne e kemi vëllain e nuses së djalit. Unë pandeha se ky burri im do të jepte një 2 milionëshe.

Ardit Gjebrea: Po sa ju kërkoi ai?

Hava: Unë s’e dija, unë e dija 2 milionë.

Ardit Gjebrea: Të vjetra?

Hava: Të vjetra. Kur u ngrit në mëngjes zotëria, më thotë mua që ai do 20 milionë. Ua, çfarë thua? Kthehu i  thashë unë, mos ik për 20 milionë se nuk i bën dot. I kam dhënë fjalën tha, jam burrë e do të shkoj. Tani thotë nuk dal nga shtëpia. Zonja Eni, do të më ndihmosh.

Ardit Gjebrea: Po ç’u bë me ato 20 milionët?

Hava: Nuk e di ç’u bë.

Ardit Gjebrea: A i ke marrë?

Hava: Ku kam marrë?

Ardit Gjebrea: Po sa vjet u bënë?

Hava: 18 vjet.

Ardit Gjebrea: Po mirë,  a është vëllai i nuses së djalit?

Hava: Është vëllai i nuses së djalit, nuk më ka faj as djali, as nusja se s’i kam pyetur.

Ardit Gjebrea: Po pyete nusen ti.

Hava: Nuk e pyeta kur ia dhashë. Tani edhe asaj nuk i vjen mirë, edhe mua më vjen turp që kam ardhur këtu por më  ka detyruar burri që i bëj këto gjëra. Më ka detyruar, më ka sjellë deri këtu.

Havaja është e gatshme të shesë shtëpinë e ndërtuar me mund dhe t’i japë paratë djalit vetëm për të shmangur konfliktin familjar që “ka futur fëmijët në dyfek”.  Shaqiri refuzon kategorikisht dhe gruaja vazhdon ta kundërshtojë e t’i thotë se duhet të dalë nga shtëpia.

Hava: Nuk ta kam borxh! 18 vjet mos të fle gjumë natën! M’i ke futur fëmijët në të zeza! M’i ke futur  fëmijët në dyfek! More vesh?

Shaqir: Nga shtëpia nuk dal kurrë unë!

Hava: I kam mbajtur deri më tani, të keqen mami kemi miqësi, të keqen mami mos se kemi nipërit, por nuk i mbaj dot më fëmijët!

Shaqir: As me forcë më nxjerr dot, as me ligj!

Hava: Dëgjove, dëgjova thua! Dil nga shtëpia!

Shaqir: Shtëpitë janë të miat!

Hava: Lëri shtëpitë, s’i ke bërë vetëm shtëpitë!

Shaqir: Shtëpitë e Oltjonit dhe Rexhepit janë të miat!

Hava: Atje të shkosh, te Oltjoni e te Rexhepi! Këto do t’i shes! Ose ik në Xhenova!

Shaqir: Kush është në Xhenova?

Hava: Avniu është në Xhenova. Ec atje, merr lekët dhe shtëpia është atje pastaj! Të nxjerr unë që çke me të! Jo unë vetëm, por do të të nxjerrin djemtë!/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë
Aktualitet

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë

27 Janar, 2026 9:59 am
Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi
Aktualitet

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme

27 Janar, 2026 9:50 am
I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë
Kronikë

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë

27 Janar, 2026 9:43 am
Kamioni përmbyset në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet korsia
Aktualitet

Kamioni përmbyset në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet korsia

27 Janar, 2026 9:32 am
Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë
Aktualitet

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

27 Janar, 2026 9:10 am
Trump rrit tarifat ndaj Koresë së Jugut në 25%, Seuli kërkon bisedime urgjente
Bota

Trump rrit tarifat ndaj Koresë së Jugut në 25%, Seuli kërkon bisedime urgjente

27 Janar, 2026 9:01 am
Do trafikonte armën drejt Italisë, në pranga 30-vjeçari në Rinas
Kronikë

Do trafikonte armën drejt Italisë, në pranga 30-vjeçari në Rinas

27 Janar, 2026 8:59 am
Zbulohet magazina me 1 mijë rrënjë kanabis në Lezhë
Kronikë

Zbulohet magazina me 1 mijë rrënjë kanabis në Lezhë

27 Janar, 2026 8:57 am
Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…
Bota

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…

27 Janar, 2026 8:42 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit 27 janar 2026

27 Janar, 2026 8:37 am
Para
VIDEO/ Ushtarët izraelitë lidhin në kofanon e makinës palestinezin e plagosur dhe lëviznin në rrugë

VIDEO/ Ushtarët izraelitë lidhin në kofanon e makinës palestinezin e plagosur dhe lëviznin në rrugë

Ndeshja me Spanjën, Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur

Ndeshja me Spanjën, Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur

“Lojtarët e mi kanë guxim”, Sylvinho për ndeshjen me Spanjën: Skuadra nuk dorëzohet lehtë, jemi gati

"Lojtarët e mi kanë guxim", Sylvinho për ndeshjen me Spanjën: Skuadra nuk dorëzohet lehtë, jemi gati
















TE FUNDIT

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë
27 Janar, 2026

Tregtarët e tregut industrial në Vlorë, edhe mëngjesin e kësaj të marte kanë dalë në një tjetër protestë. Kjo ishte...

Lexo më shumë

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme

Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi
27 Janar, 2026

Sot, në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh ku thekson rëndësinë e...

Lexo më shumë

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, Besim Sherifi kapet në Tiranë
27 Janar, 2026

Policia e Tiranës arrestoi një 52-vjeçar, i cili kërkohet për 3 vrasje nga Maqedonia e Veriut. 52-vjeçari fshihej prej kohësh...

Lexo më shumë

Kamioni përmbyset në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet korsia

Kamioni përmbyset në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet korsia
27 Janar, 2026

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në autostradën Durrës-Tiranë pranë fshatit Marikaj. Një kamion është përmbysur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com