Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dha ‘dritë jeshile’ marrëveshjes për emigrantët me Italinë, zbardhet vendimi i Kushtetueses: Nuk ndryshon integritetin territorial të Shqipërisë

2024/01/29 at 4:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
I dha ‘dritë jeshile’ marrëveshjes për emigrantët me Italinë, zbardhet vendimi i Kushtetueses: Nuk ndryshon integritetin territorial të Shqipërisë

Gjykata Kushtetuese ka publikuar njoftimin ku arsyeton vendimin për aprovimin e marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë të nënshkruar nga dy Kryeministrat Rama-Meloni.


Sipas njoftimit zyrtar mësohet se nuk caktohen kufij territorialë dhe as nuk ndryshohet integriteti territorial iRepublikës së Shqipërisë.

Njoftim për shtyp

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancat plenare mbi bazë të dokumenteve, në datat 18.01.2024, 24.01.2024 dhe 29.01.2024, kërkesën e paraqitur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Deklarimi i papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” dhe ndalimi i ratifikimit të tij nga Kuvendi. Pezullimi i procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit””.

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot më 29.01.2024, në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, vlerësoi se:

Lidhur me respektimin e procedurës së negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për Migracionin, në drejtim të organit kushtetues që ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë, Gjykata verifikoi natyrën dhe përmbajtjen e Protokollit për Migracionin, i cili është negociuar dhe nënshkruar si një marrëveshje ndërqeveritare, e ratifikueshme në Kuvend sipas nenit 121, pika 2, të Kushtetutës.

Më konkretisht, Gjykata Kushtetuese duke mbajtur në konsideratë jurisprudencën e saj, verifikoi nëse Protokolli për Migracionin përbënte marrëveshje ndërkombëtare që lidhej me territorin dhe të drejtat dhe liritë e njeriut, sipas shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 të nenit 121 të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese e analizoi konceptin “marrëveshje ndërkombëtare që ka të bëjë me territorin”  në dy aspekte:

(i)                 aspekti fizik; dhe

(ii)               aspekti juridiksional të lidhur me sovranitetin.

Së pari, ajo vlerësoi se Protokolli për Migracionin nuk cakton kufij territorialë dhe as nuk ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, ndaj ai nuk përbën marrëveshje që ka të bëjë me territorin në aspektin fizik.

Së dyti, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se në dy zonat, që vepron Protokolli për Migracionin, zbatohet e drejta shqiptare, përveç të drejtës italiane. Ajo konstatoi se e drejta ndërkombëtare e detyrueshme për Republikën e Shqipërisë, që lidhet me çështjet e migracionit dhe azilit është po ashtu e zbatueshme edhe nga autoritetet italiane për shkak të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare edhe prej Republikës së Italisë. Nën këtë analizë, Gjykata nuk vuri në dyshim ekzistencën e përgjegjësisë së shtetit shqiptar për çështjet që rregullon Protokolli për Migracionin, e cila buron jo vetëm nga normat kushtetuese, por edhe nga e drejta ndërkombëtare që rregullon përgjegjësinë e shteteve në kuadër të zbatimit ekstraterritorial të saj. Në këtë pikëpamje, Gjykata Kushtetuese konstatoi se për të drejtat dhe liritë e njeriut vepron një juridiksion i dyfishtë, që do të thotë juridiksioni italian në dy zonat në fjalë nuk përjashton juridiksionin shqiptar.

Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese arriti edhe në përfundimin tjetër se Protokolli për Migracionin nuk përfshihet në kategorinë e marrëveshjeve ndërkombëtare të parashikuara në shkronjën b) të pikës 1 të nenit 121 të Kushtetutës sepse në thelb, ai nuk krijon të drejta dhe liri të reja kushtetuese dhe as nuk sjell kufizime shtesë në të drejtat dhe liritë ekzistuese të njeriut, përtej atyre që parashikohen nga rendi juridik shqiptar.

Duke patur parasysh që nga njëra anë çështja kushtetuese në shqyrtim përbën risi në jurisprudencën shqiptare, në veçanti për konceptin e marrëveshjes ndërkombëtare në drejtim të aspektit juridiksional të lidhur me sovranitetin, dhe nga ana tjetër Protokolli për Migracionin në asnjë dispozitë të tij nuk shprehet se Qeveria Shqiptare zhvishet nga ushtrimi i juridiksionit mbi territorin shqiptar, Gjykata analizoi nëse Qeveria Shqiptare kishte plotfuqitë e duhura për negociimin dhe nënshkrimin e Protokollit në fjalë. Në këtë drejtim, Gjykata vlerësoi se Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, të vitit 1995 përbën një marrëveshje ndërkombëtare kuadër që sipas nenit 180 të Kushtetutës konsiderohet e ratifikuar sipas Kushtetutës dhe përbën bazë të mjaftueshme që Protokolli për Migracionin të negociohej me autorizim të Kryeministrit dhe plotfuqi të lëshuara nga Ministri i Punëve të Jashtme, si dhe të nënshkruhej prej vetë Kryeministrit.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “b” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe neneve 52 dhe 52/a, shkronja “a”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,

VENDOSI:

Deklarimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Në bazë të nenit 52/a, pika 2 të ligjit organik vendimi përfundimtar i njoftohet Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar hyn në fuqi me publikimin e tij në Fletoren Zyrtare dhe me hyrjen në fuqi, masa e pezullimit, bie automatikisht.



Ju sugjerojmë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
Kryesore

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

13 Maj, 2025 9:40 pm
Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!
Kryesore

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!

13 Maj, 2025 9:35 pm
VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
Politikë

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes

13 Maj, 2025 9:27 pm
PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
Politikë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

13 Maj, 2025 8:19 pm
Para
VIDEO/ Dyqani me bizhuteri grabitet në mes të ditës në Zelandën e Re, bëhet viral reagimi i rojes së sigurisë përballë hajdutëve

VIDEO/ Dyqani me bizhuteri grabitet në mes të ditës në Zelandën e Re, bëhet viral reagimi i rojes së sigurisë përballë hajdutëve

Plagoset një person në Vaun e Dejës,

Sherr me sende të forta mes të rinjve në Lezhë, plagosen 2 prej tyre

Begaj pret ministrin e Jashtëm të Turqisë: Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë të një rëndësie strategjike

Begaj pret ministrin e Jashtëm të Turqisë: Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë të një rëndësie strategjike
















TE FUNDIT

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
13 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit....

Lexo më shumë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
13 Maj, 2025

Ky artikull nuk i dedikohet konkretisht rrugëtimit politik të Sali Berishës apo Edi Ramës. Nuk është një përmbledhje e mirëfilltë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
13 Maj, 2025

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kanë uruar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama për...

Lexo më shumë

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
13 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com