Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dërguari i posaçëm i BE-së do të vizitojë për herë të parë Kosovën që pas marrjes së postit

2025/03/14 at 12:35 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I dërguari i posaçëm i BE-së do të vizitojë për herë të parë Kosovën që pas marrjes së postit

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Peter Sorensen pritet të qëndrojë në Kosovë javën që vjen, nga 17 deri me 19 Mars, në vizitën e tij të parë prej kur mori këtë post duke e zëvendësuar paraardhësin e tij Mirioslav Lajçak.

Sorensen do të vizitojë Kosovën për të përgatitur vazhdimin e procesit të dialogut në kuadër të së cilit për muaj nuk ka pasur lëvizje. Ndër temat e para që do të mund të diskutohen është zbatimi i deklaratës për të pagjeturit, për të cilën palët kishin rënë dakord, por takimi i fundit në Bruksel në nivel të ekspertëve kishte dështuar.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e re e lartë e BE-së Kaja Kallas ka thënë para disa javësh që gjatë muajit mars do të shikojnë se si të ecet përpara në procesin e dialogut duke përmendur po ashtu edhe faktin se ka kritika ndaj formatit të deritashëm të këtij procesi.

Në BE vazhdojnë të thonë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat që si Kosova ashtu edhe Serbia t’i përmbushin obligimet e tyre që kanë dalë nga procesi i deritashëm i dialogut, e kjo përfshinë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri me tash.

Diplomatët në BE janë kureshtarë për të parë se si do t’i qasen këtij procesi përfaqësuesja e lartë Kaja Kallas dhe i dërguari i posaçëm Peter Sorensen. Por të njëjtit thonë se në këtë moment, përderisa është e paqartë se kur dhe si do të formohet qeveria e Kosovës, ndërsa situata edhe në Serbi është „sfiduese“ me protestat e studentëve dhe me një qeveri formalisht në dorëheqje, nuk është reale të pritet ndonjë progres në procesin e dialogut.

Kosova dhe Serbia, së paku kështu vazhdon të thotë BE-ja, kishin arritur në muajin shkurt të vitit 2023 në Bruksel “Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve” dhe më vonë në një takim në Ohër edhe aneksin për implementimin e saj. Por dy vjet më vonë nuk ka asnjë lëvizje në zbatimin e saj. Serbia për më tepër ka dërguar një letër në BE ku shprehet qartë se nuk do t’i zbatoi pjesët kryesore të asaj Marrëveshje. Këtë letër e kishte dërguar ish-kryeministrja e Serbisë Ana Bënabiq. Më vonë ish-i dërguari i posaçëm për dialog Miroslav Lajçak kishte thënë se “ajo letër është tërhequr” por tërheqja e saj asnjëherë nuk ishte konfirmuar. Serbia ka vazhduar të mos e zbatojë atë, përfshirë edhe me veprimet në Këshillin e Evropës ku ka kundërshtuar përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, qoftë edhe pjesëmarrjen në punimet e Komitetit në cilësinë e mysafirit.

Nga ana tjetër BE-ja vazhdon ta kritikojë Kosovën për ato që i quan “veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara” në veri dhe për mungesën e gatishmërisë për nisjen e procedurës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sorensen, sipas burimeve diplomatike, kësaj radhe nuk do ta vizitojë Serbinë, por këtë do ta bëjë në një rast tjetër. Kjo arsyetohet me “çështjet e agjendës”./Koha.net

Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Para
Ngacmoi seksualisht të miturën, në pranga 21-vjeçari në Maliq

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 63-vjeçari në Fier

Foto/ Thaçi në Kosovë për të takuar të atin në spital, “maskat” e Hagës që e shoqëruan nën masa të rrepta sigurie

Foto/ Thaçi në Kosovë për të takuar të atin në spital, “maskat” e Hagës që e shoqëruan nën masa të rrepta sigurie

Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”

Putin e sheh me optimizëm planin e Trumpit, Zelensky skeptik ndaj motiveve të tij

TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com