Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një shtetas, i cili rezulton i dënuar më parë në Gjermani për vrasje.
Raportohet se policia ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit me iniciale V. K., pasi informacioneve se mbante armë zjarri pa leje.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
“Komisariati i Policisë Nr.4, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ekol ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin Gjerman”, informuan blutë.