Specialisti i Policisë Kriminale, Arben Pjeçi i vetëvrarë në ambientet e policisë së Durrësit është dënuar nga Gjykata për plagosje të lehtë për një sherr me komshiun e tij.
Në vitin 2022 Pjeçi është zënë me grushta e shkelma me komshiun i cili gjithashtu është dënuar nga gjykata për plagosje të lehtë.
Dënimi me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, solli pezullimin e tij nga detyra dhe më pas vetëvrasjen e oficerit në kushtet e depresionit.