Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 51-vjeçar, i dënuar me 6,8 vjet burg për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sipas policisë, i arrestuari është Uliks Pajenga, 51 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.