Policia ka arrestuar ditën e sotme një 64-vjeçar të shpallur në kërkim.
Mësohet se shtetasi P. Ç., është dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën shtetasin në kërkim P. Ç., 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, njofton policia.