Policia ka arrestuar një shtetas ukrainas në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi O.M. 35 vjeç.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin ukrainas O. M., 35 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia.