Një 45 vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur, brenda së cilës iu gjet edhe armë.
Policia informoi se një 45-vjeçar, që udhëtonte me automjetin tip “Benz”, është ndaluar te rrethrrotullimi i Savrës, dhe pas kontrollit iu gjetën një armë gjahu, 15 fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë (shkop metalik).
Gjithashtu, nga verifikimet më tej rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë 45-vjeçari, si dhe u sekuestruan armët dhe fishekët.