“Mio amore” (I dashuri im) është bashkëpunimi më i ri i këngëtares, Orhidea Latifi e njohur si Kida dhe këngëtarit Ermal Fejzullahu.
Ky është bashkëpunimi i parë mes këngëtarëve dhe të gjithë janë sy e veshë nga dy këngëtarët. Pritshmëritë janë shumë të mëdha për këtë këngë prandaj dhe të gjithë mezi presin ta dëgjojnë këngën, e cila do të lançohet sot pasdite.
Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar fotot e para nga “backstage” i videos.