“Kam prova për ‘21 Janarin’ që do të tronditin themelet e drejtësisë shqiptare”. Kjo është deklarata e djalit të Faik Myrtajt, një prej viktimave të “21 Janarit” menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk rihap çështjen.
Renato Myrtaj, duke folur për “News 24” nuk jep detaje për provat që pretendon se ka siguruar e që së shpejti do të bëhen publike nga mediat ndërkombëtare.
Renato thotë se një kopje e provave dhe dokumenteve që ai zotëron rreth ngjarjes së “21 Janarit” dhe që priten të publikohen pas pak ditësh, i janë dërguar edhe Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.
Vendimin e sotëm të Gjykatës ai e cilëson një vrasje të tretë për familjen e tij, por që e priste nga drejtësia shqiptare.
Edhe familjarë të Ziver Veizit, të vrarë më 21 janar deklarojnë se nuk do ta pranojnë vendimin e Gjykatës së Lartë, por do vijojnë të kërkojnë drejtësi./Panorama