Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish kreun e Policisë bashkiake të kryeqytetit, Florenc Hoxha, që nga sot ndodhet në arrest shtëpie.
Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë Florenc Hoxhën. Gjykata vendosi ndryshimin nga arrest me burg në arrest shtëpie për ish kreun e Policisë bashkiake të kryeqytetit.
Hoxha u arrestua më 16 shkurt, pas protestës së parë kombëtare të opozitës, ku u sinjalizuan edhe përplasjet e para përballë Kryeministrisë.
Ai u arrestua në shtëpinë e tij mbrëmjen e 16 shkurtit dhe gjatë kësaj kohe është verifikuar roli që ka luajtur ai në incidentet e ndodhura në protestë.
Ky vendim i Gjykatës së Tiranës vjen në ditën kur opozita ka paralajmëruar protestën e saj më të madhe. /Opinion.al